E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Rruga e Arbërit me shumë probleme, drejtuesit e mjeteve vetëm ankohen

Rruga e Arbrit që lidh Qarkun Dibër me Tiranën aktualisht është më e përdorura nga banorët e Qarkut Dibër e më gjerë për shkak se distance me kryeqytetin e zvogëluar.

Por, kjo rrugë e cila është ende në ndërtim ka probleme të ndryshme ku një ndër ta është në segmentin e Xibrit. Në këtë pjesë, ka deformime të trasesë së rrugës që edhe pse janë rimbushur me asfalt, nuk kanë qëndruar.

Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë shprehen se këto deformime janë të rrezikshme dhe nëse je i pavëmendshëm mund të aksidentohesh.

Ata kërkojnë të paktën momentalisht të vendoset sinjalistikë vertikale e horizaontale paralajmëruese për të gjithë përdoruesit e rrugës, në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme.

Deformime ka edhe rruga lidhëse mes asaj Klos – Bulqizë dhe rrugës së Arbrit në fshatin Fshat. Edhe në këtë segment problemi është i njëjtë me atë të Xibrit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit