E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Çfarë po paralajmëron? Olta: Të martën do jem në Big Brother

Olta Gixhari ka rreth dy javë që është larguar nga shtëpia e Big Brother.

Nga dalja e para dy javëve ajo ka zgjedhur që të rikuperojë kohën e humbur me djalin e saj dhe për këtë arsye ka qenë shumë e distancuar nga komentet për Big Brother.

Por sot ka thyer heshtjen dhe ka treguar se të martën do rikthehet në Big Brother, ku do jetë në prime.

Gjatë një videoje live duke komunikuar me ndjekësit, ish-banorja zbuloi se të martën do rikthehet në studion e Big Brother dhe do të ndajë disa mendime për lojën e konkurrentëve.

 “Të martën do jem në prime, vetëm për ju do jem, do jap disa mendime të miat aty”, tha Olta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit