E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ishte pezulluar prej shumë kohësh, atleti shqiptar shpallet i pagajshëm

Sportisti shqiptar, Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm dhe tashmë mund t’i rikthehet aktivietetit të atletikës normalisht dhe rregullisht pas shkarkimit nga çdo akuzë e mëparshme.

Ky është vendimi për atletin shqiptar, i cili zhvilloi betejën e tij ligjore në Francé. Ai akuzohej për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku ishte i përfshirë edhe Nikolin Dionisi, sekretar i përgjithshëm i FSHA.

Nikolin Dionisi, ish-sekretari i Federatës së Atletikës, i cili pranoi fajin dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 4 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti, por gjithashtu edhe presidenti aktual i FSHA, Gjergj Ruli.

Ndërkaq, ditën e mërkurë, më 19 maj Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë asambelën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese e deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë emër që mund të pozicionohet në vend të Gjergj Rulit e Nikolin Dionisit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit