Kompania e Elon Musk, SpaceX ka shtyrë lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.
Mësohet se raktea Starship ishte planifikuar të lëshohej sot pasdite, por SpaceX njoftoi në minutën e fundit anulimin.
Elon Musk përmes një postimi në Twitter, tha se shkak për anulimin u bë një “valvul presioni e ngrirë” dhe për këtë arsye lëshimi i raketës do të planifikohet përsëri pas ditësh.
Kjo ka zemëruar mijëra njerëz që ishin mbledhur në plazhet përgjatë Gjirit të Meksikës me shpresën për të parë spektaklin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./btvnews.al