E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kryeministri Rama i nënshtrohet operacionit për apandesitin në QSUT

Zyra e Shtypit jep detaje: Kryeministri iu nënshtrua operacionit mëngjesin e sotëm, gjendja shëndetësore e mirë

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apandesidit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja e Kryeministrit për apandesitin është ktyer me laparoskopi dhe ka zgjatur rreth një orë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit