E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U dhunua nga partneri, flet e reja: Më rrahu me këmbën e karriges. Kam tentuar të hidhem nga kati i pestë

E reja që u dhunua nga partneri për një javë me radhë në një banesë në Tiranë pa folur për policinë pasi zbulimit të rastit ditën e djeshme.

Ajo është shprehur se partneri i saj, i riu Gleard Gusholli që u vu në prangat e policisë e ka dhunuar me këmbë karrigeje si dhe e ka goditur me shqelma dhe grushte. Më tej ajo ka thënë se gjatë ditëve që ai e ka mbajtur peng në banesë ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.

Nga ana tjetër, avokati i saj mbrojtës Enea Cenko ka kërkuar urdhër mbrojtje për klienten e tij.

Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.

E reja 28-vjeçare i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare nga partneri i saj. Ai e mbajti të mbyllur për një javë, ndërkohë që në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë që dyshohen se e kanë ndihmuar.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit gjetën edhe mjete që përdoren për konsumimin e kokainës. Ka qenë motra e Gushollit ajo që e dërgoi 28-vjeçaren në spital. Ndërkohë agresori kishte tentuar arratinë i ndihmuar edhe nga kunati i tij, bashkëshorti i motrës që nxori 28-vjeçaren nga banesa duke i shpëtuar jetën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit