E martë, 26 Nëntor, 2024

Alibeaj hap fushatën dhe sulmon Ramën, Metën dhe Berishën: Dinozaurë të politikës së vjetër

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit. Alibeaj u shpreh se ky është një moment feste në një kohë të vështirë, pasi siç tha PD ndodhet nën një presion të shtuar.

Ai sulmoi ashpër Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën, duke i quajtur të tre  dinozaur të politikës së vjetër ndajnë së bashku interesa politike dhe financiare.

Ky është një moment reflektimi, demokratët që kanë përjetuar kohëra të vështira, I bëjmë thirrje kësaj të shkuarës tonë për të kuptuar realisht se ku jemi ç’kemi bërë dhe ku do shkojmë. Po bëhet një vit e gjysmën që një sulm i mirëfinancuar vazhdon të zhvillohet ndaj PDSH, partisë së krijuar nga ëndrra e studenteve.

Miq e shok, sot kjo parti është nën agresion. PS me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama. Një pazarxhi politik si Ilir Meta, së bashki me Sali Berishën, ish kryetarin tonë, ish kryeministrin e shpallur non grata nga SHBA, si minues i demokracisë i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur dhe çdo simpatizant i saj ka qenë nën agresion të shumëfishtë. Dinozaurët e politikës së vjetër nuk e pranojnë dot që një forcë politike të jetë jashtë kontrollit të tyre.

Janë të tre bashkë, nuk vazhdojnë dot jetën politike pa njëri tjetrin. Ndajnë interesa politike dhe financiare. Edi Ramën e mbajnë në pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta”, u shpreh Alibeaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit