E martë, 26 Nëntor, 2024

Berisha kandidates së PS në Roskovec: Ty të kandidon droga, do të shkosh për ndjekje penale

Sali Berisha ka hedhur akuza kundë kandidates së Partisë Socialiste në Roskovec, Majlinda Bufi. Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha tha se Majlinda Bufi do shkojë për ndjekje penale.

Sipas tij ajo nuk fiton dot kundër kandidatit të tij, pasi siç tha Bufin e kandidon droga dhe jo qytetarët.

Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Erdiz Hazizajn. Megjithatë në qoftë se të ka mbetur minimumi i përgjegjësive para qytetarëve të Roskovecit, hajde në këtë shesh dhe bën debat me Erditin, shpjegojuani qytetarëve se çfarë do të bëni për 4 vitet që vijnë.

Por ti nuk vjen dot, sepse aq sa mund të dalë simotra jote në Tiranë, Olta Xhaçka, apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të ballafaqohesh me rivalin tënd që vjen nga vota e lirë. Po dole ti në debat me Erditin, të dalin llogaritë bankare që merrje bashkë me një Avni Cjapin, pensionet e invalidëve i fusje në bankë, merrje fitimet dhe pastaj i lije ata pa pensione dhe ja mbathje për Antalja apo për pushime të tjera. Kurse hallexhinjtë i lije të numëronin kafshatat.

Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu sepse për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot. U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje“, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit