E martë, 26 Nëntor, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi, konfirmohet takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen sërish në 2 Maj. Ky është lajmi i bërë publik nga Bashkimi Evropian që konfirmon takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviç.

Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 Maj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit