Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës në lidhje me hapjen e fushatës në stadium të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Meta tha se ata janë të shqetësuar për shkak të manifestimeve të jashtëzakonshme në takimet me kandidatët e opozitës.
Ai komentoi edhe pankartat e vendosura në kryeqytet me fotot e Ramës duke theksuar se ai nuk vë dot kukullat e tij përballë superkandidatëve të opozitës.
“Ka shumë të drejtë edhe Rama dhe Ramarucët e tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar ashtu si janë tmerruar nga manifestimet në Durrës, Elbasan apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit.
Do të përpiqen të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 Majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona nga vjedhja e përbindshme që ka bërë Edi Rama në këto katër vite.
Për transparencë dhe do i merrni nga nivelet përkatëse. Sa i takon 14 Majit është shumë e qartë, çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli vetëm shkatërrim dhe beton, duke vënë dorë edhe mbi trashëgiminë kulturore, mbi gjelbërimin, mbi oborret e shkollave. Duke grabitur hapësirat publike. Tani është e qartë se erdhi ora e llogaridhënies.
I dëshpëruar sepse e kupton që çdo skenar i tij që opozita të mos regjistronte 61 superkandidatët e saj, dhe nuk ka konkurrentë përballë kandidatëve tanë sepse zgjodhi të emëronte kukulla katër vite më parë dhe tani kërkon të mbjellë konfuzion me ato billboardet e shtrenjta ky që do kursente para për fushatën.
A mund të dalë ajo zonja në Durrës, përballë Igli Carës?
A mund të dalë kukulla në Elbasan, mister plastelina përballë një personalitet si Luçiano Boçi, a mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë përballë kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi?
Ata nuk dalin dot dhe ky përpiqet të mbjellë konfuzion dhe të ikë nga llogaridhënia”, u shpreh ai.