Julian Deda flet shpesh në media për marrëdhënien e ngushtë që ka më të atin, aktorin e njohur shkodran, Zef Deda. Në një intervistë të fundit të dhënë për “Shije Shtëpie” aktori i humorit u ndal në disa prej pikave kyçe të jetës së tij.
Ai rrëfeu se babai i tij, Zef Deda ka ndikuar në mënyra të ndryshme që i biri të kishte këtë profesion, për të cilin Juliani zbulon se nuk e kishte me dëshirë. Ai shton se figura e babait ka qenë gjithnjë e pranishme dhe identifikimi si “djali i Zefit” nuk ka qenë pengesë.
Kjo ‘çuni i Zefit’ vazhdon edhe sot, s’është problem fare sidomos moshat e mëdha domethënë, e thonë që çuni i Zefit dhe s’e kam problem. Ai ka ndikuar por ka ndikuar në një mënyrë pak indirekte, ka dashur të më fusë në këtë botë, unë e kam refuzuar gjithmonë. Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, ky aktrimi që bëj sot, s’e kam dashur kurrë.