E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Skandali, imazhi i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha po keqpërdoret në faqet e filmave për të rritur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi ka zbuluar skandalin se imazhi i saj po përdohet nga faqet me filma për të rritur.

Ka qenë një fans i këngëtares, i cili ka zbuluar se fotot e këngëtares po përdoren nga disa persona të paautorizuar për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Në postimin e fansit të marrë nga faqja mund të shihet një fotografi origjinale e Bebe Rexhës dhe një tjetër e bërë me ‘photoshop’ ku reklamohet një program dobësimi.

Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar fansi i saj, por në ripostimin që ajo bëri shkroi vetëm: “Kjo thjesht më bëri lëmsh”.

Këngëtarja nga ana tjetër po përgatitet që më 28 Prill të publikojë albumin e saj më të ri./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit