Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që kreu një ditë më parë për heqjen e apandesitit.
Rama shkruan se sot ka lënë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi. Ai shton se shumë shpejt do të kthehet në detyrë.
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi”, shkruan Rama.