Banorët e zonave rurale mundohen që prodhimet e tyre t’i shesin në treg të lirë dhe t’ua japin tregtarëve të mëdhenj. Por problem për ta mbetet rënia e fuqisë blerëse sidomos në vitet e fundit.
Ky është Tofik Rexhepi nga fshati Hotesh i Njësisë Administrative Luzni në Bashkinë Dibër. Ai udhëton çdo ditë nga fshati i tij në qytetin e Peshkopisë për të shitur prodhimet vendase. Tofiku shprehet se ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse edhe pse produktet janë të garantuara të zonës.
Ai ka zgjedhur të shesë pranë qendrës balneare, por momentalisht është e zbrazur. Tofiku na tregon se në treg ka nxjerrë edhe një arrë të rrallë që vjen nga kontinenti amerikan. Bëhet fjalë për arrën e quajtur Pekan, e njohur në mbarë botën për vetitë ushqyese pasi ka një sërë vitaminash.
Një kilogram arrë Pekan për kultivim shkon në 6 mijë lekë të rinj.Tofik Rexhepi shprehet se të gjitha prodhimet e tij i nxjerr vetë në shitje, por shumë prej tyre nuk arrin t’i shesë siç ndodh me qershinë./btvnews.al