E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Vrasësi i grave” Dan Hutra nuk njeh pendesë: Edhe 20 veta po të gjeja në shtëpi do t’i vrisja të gjithë

Dan Hutra, autori i masakrës më 1 Mars 2023 në Tiranë që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, nuk njeh pendesë për krimet e tij. I njohur si “vrasësi i grave”, Hutra ka vendosur qq të rrëfejë të gjitha krimet që ka bërë.

Në një intervistë telefonike nga burgu për emisionin Uniko në Klan Plus, Dan Hutra është i bindur se do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe thotë se mund të vriste edhe 20 veta nëse do i gjente tek banesa e ish-bashkëshortes.

Ata kanë të drejtën e vetë të ngrenë çdolloj akuze, unë të drejtën time të mbrohem edhe të shpjegohem. Nuk dua të përfitoj asnjë gjë, unë e di se do marr 2-3 burgime të përjetshme dhe nuk më intereson fare kjo. Çfarë kam bërë, e kam bërë me vetëdije dhe nuk bëhem kurrë pishman.

E di për kë jam bërë pishman? Jam bërë pishman për atë vajzën nga Kukësi, ajo ka shku e pafajshme dhe unë i kërkoj një ndjesë të madhe familjes të asaj edhe pse ndjesa ime nuk pi ujë se dhimbja e tyre është shumë e madhe, por realisht unë 20 veta po të kisha gjetur aty në shtëpi, si te shtëpia e Alketës dhe si te shtëpia e Vladimir Kurtit, unë nga 20 veta do t’i vrisja të gjithë“, thotë vrasësi i grave./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit