E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Aktori i humorit Olsi Bylyku feston 25-vjetorin, por mungon urimi i të dashurës, shtohen dyshimet për një ndarje mes çiftit

Aktori i humorit Olsi Bylyku feston sot 25-vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, ai ka zgjedhur të uroj veten me një postim në Instagram.

“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot, ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë. Përjetësisht mirënjohës, i juaji Olsi Bylyku!,-shkruan aktori krahas postimit.

Mirëpo kjo ditëlindje e ka gjetur Olsin mes thashethemeve që kanë qarkulluar përgjatë këtyre ditëve se ai dhe partnerja e tij Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Edhe pse spekulimet nuk janë konfirmuar nga asnjëra anë, këngëtarja i ka ndezur më shumë dyshimet për një ndarje ose një krizë mes tyre pasi ajo nuk ka bërë ende asnjë urim publikisht për artistin, si çdo vit.

Kujtojmë se çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar. Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit.

Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekës e miq, por jo nga partnerja e tij.

Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën. Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët.

Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.

“Mos e publiko o non, festojmë ne me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen-më tha. Po e di mam, gjithmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënën e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë, edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit