E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Do ketë diell, vranësira dhe shi, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushatarak, reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pasë reshjet ndërpritren në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore nga 3 deri në 17°C, në zonat e ulëta nga 6 deri në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 8 deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit