Mundësi me origjinë çeçene që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, ka arritur një rezultat shumë të mirë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Kroaci.
Abarakov arriti që të renditjej i treti dhe fitoi medalje argjendi në finalen e madhe.Ai u mund në finale 5-2 në kategorinë së peshës 61 kg nga armeni Arsen Harutyunyan.
Sa i takon rrugëtimit të mundësit çeçen që ka zgjedhur të përfaqësojë flamurin kuqezi, ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianin Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve./btvnews.al