Kjo është pamja e aksit rrugor nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të Kukësit. Ky aks është nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe menaxhohet prej tij.
Vazhdimisht rruga ka qenë problematike për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Kukësit apo disa njësive administrative të Bashkisë Dibër pasi ka patur prani të gropave.
Ndonëse ato janë mbushur me asfalt nga firma mirëmbajtëse, situata është përsëritur. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të financohet një rehabilitim i plotë i kësaj rruge pasi në të kundërt situata përsëritet shpesh, ndonëse mbushen gropat me asfalt.
Kjo rrugë i shërben thuajse gjysmës së banorëve të Bashkisë Dibër, por edhe atyre që udhëtojnë drejt Kukësit apo Kosovës./btvnews.al