E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj surprizojnë publikun: Në Qershor do kemi dasëm në liqenin e Komos

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj duket se i kanë planet të qarta. Çifiti i njohur që drejtojnë formatin Big Brother VIP do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë me një dasmë në liqenion e Komos në Itali.

Siç bëhet me dije nga vetë ata, në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

Në një intervistë, Arbana Osmani tha se dasma do të bëhet në Qershor dhe tregoi se muzikën në ditën e saj më të veçantë ja ka besuar, Anxhela Peristeri, Brunos dhe Klajd Harunit dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani, i cili është këngëtari i preferuar i Arbanës.

Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit