E martë, 26 Nëntor, 2024

“Bashkë Fitojmë” nuk është dakord me vendimin e KAS për emrin e Metës në fletën e votimit, çështja shkon në Kolegj Zgjedhor

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor në lidhje me vendimin e marrë mbi fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas këtij koalicioni, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë vendim të gabuar për vendosjen e Ilir Metës në fletën e votimit krah emrit të koalicionit.

Ata kërkojnë që në vend të Metës të vendoset emri i Sali Berishës i kryetar i koalicionit, por kjo kërkesë u hodh poshtë ditën e djeshme nga KAS.

Tashmë çështja do jetë në duart e Kolegjit si hallka e fundit e shqyrtimit të kësaj çështje, pasi vendimi i këtij institucioni është i zbatueshëm dhe nuk ankimohet më./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit