Kompania SpaceX e ka ëshuar të enjten raketën të madhe të krijuar ndonjëherë, në një fluturim testues.
Sipas mediave ndërkombëtare, raketa është nisur nga qyteti amerikan Teksas. E quajtur Starship, raketa është dizajnuar për të dërguar astronautët në Hënë, Mars dhe në planete të tjera.
Fluturimi ka zgjatur pak minuta, pasi inxhinierët kanë thënë se raketa ka përjetuar “çmontim të shpejtë, të paplanifikuar” gjatë ngjitjes gjë ka bërë që fluturimi të mos shkojë siç duhet.
Ndonëse kompania ka dashur që testimi të zgjasë më shumë, pjesëtarë të saj nuk e kanë quajtur testimin e së enjtes si të dështuar. Raketa është duke u testuar ende dhe shkencëtarët besojnë se ajo do të mund të jetësojë udhëtimet ndërplanetare./btvnews.al