E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 21°C, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë  nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteororlogjik Ushtarak, moti parashikihet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në mesditë, duke u pasuar me reshje shiu kryesisht përgjatë relieveve malore.
Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e pasdites. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Dallgëzimi në Detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 7° deri në 15°C, në zonat e ulëta nga 9° deri në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 10° deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit