E premte, 29 Nëntor, 2024

U arrestua për përndjekje të Noizy-t, Gjykata e Durrësit merr vendimin për Cllevio-n

Pak ditë më parë, Noizy ngriti padi për “Cllevio Serbianon”, siç i riu e quan veten, për shkak të ankthit që ky i fundit i kishte shkaktuar dhe përndjekjes që i bënte.

Cllevio u arrestua nga policia, ndërsa më vonë Noizy sqaroi në një status të gjatë ç’kishte ndodhur mes djemve dhe pse ishte penduar papritur, duke tërhequr padinë.

Shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.

Tashmë, Gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për Kleviol Ahmetajn, që u arrestua më 16 Prill.

Pas tërheqjes së kallëzimit nga Noizy, për reperin është caktuar arrest shtëpie.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit