Edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e fundit nuk e ligjëroi plotësisht, Bordi i Transparencës vijon punë dhe sot me një vendim ka vendosur uljen e çmimit të karburanteve.
Sipas vendimit të bordit, nafta dhe benzina do të tregtohet me 181 lekë/litri në tregun me pakicë dhe jo më shumë se 169 lekë/litër në tregun me shumicë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Ndërsa çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./btvnews.al