Qytetarët e Dibrës kanë gjetur një zgjidhje për të përballuar rritjen e çmimeve të produkteve bazike për të jetuar.
Ata thonë se të ndikuar nga çmimet e larta janë detyruar që të ulin konsumin, pasi nuk mund të blejnë sasi të mëdha me të ardhurat që kanë.
Edhe tregtarët e pranojnë se ka një ulje të fuqisë blerëse, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tyre malli shitet me shumë vonesë, për shkak se qytetarët blejnë me sasi të vogla.
Qytetarët kërkojnë ndihmë, që të rriten pagat dhe të kenë mundësi që të blejnë si më parë./btvnews.al