Në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Dibër do të jenë 99 qendra votimi nga 101 që ishin në zgjedhjet e pjeshme të 6 Marsit të vitit 2022.
Shkak për këtë është bërë rënia e numrit të votuesve që kërkon Kodi Zgjedhor për një qendër votimi. Kryetari i KZAZ numër 19 në Dibër, Mirjan Kaloshi, tha se puna aktualisht vijon me emërimin e komisionerëve për 99 qendrat e votimit.
Sipas tij 90 qendra votimi do të jenë në ambiente publike dhe 9 qendra do të jenë në ambiente private.
Subjektet zgjedhore që kanë komisioner në kët zgjedhje duhet të dërgojnë emrat për çdo qendër votimi, megjithëse ndryshimi i komisionerëve deri në 24 orë para ditës së votimeve./btvnews.al