Berisha uron besimtarët për Fiter Bajramin, shpirti i lirë i qytetarëve prevaloi mbi gjithcka.
Sali Berisha iu është bashkuar urimeve për besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
Berisha e ka bërë urimin nga Kavaja, të cilën e quajti “Mekën e demokracisë”.
“Të dashur miq,
Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ky qytet, i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka”, shkroi Berisha.