Vrasja e shqiptares Anila Ruçi në Itali, në banesën e saj në Pavia vijon të jetë në qendër të mediave në Itali.
Këtë të premte janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 38-vjeçares shqiptare dhe mësohet se është në pranga është vënë një 30-vjeçar shqiptar, i cili jetonte me viktimën.
Aktualisht ai ruhet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet i shtruar në spital që nga mbrëmja e së mërkurës, pasi ka marrë plagë me thikë.
Gruaja ishte një kujdestare me kombësi shqiptare dhe hetimet e deritanishme zbulojnë se ajo është vrarë. Ajo dyshohet se është goditur me thikë në qafë.
38-vjeçarja kishte rreth një vit që jetonte në shtëpi ku u gjet e pajetë. Jashtë shtëpisë ndodhej vëllai i viktimës, i cili nga ana e tij u godit me thikë. Burri u shpëtua dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./btvnews.al