Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra përgjatë maleve.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga 5 deri në 20°C, në zonat e ulëta nga 6 deri në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 10 deri në 23°C./btvnews.al