Reperi Kleciol Ahmeti, i njohur me emrin e artit si Cllevio është liruar nga qelia pas tërheqjes së padisë që iu bë nga Noizy. Ai tashmë ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk është ndalur dhe ka vijuar me kërcënimet ndaj reperit tjetër.
Cllevoi nga “arresti shtëpiak” ka sulmuar Noizyn duke treguar se mes tyre nuk do të ketë miqësi.
“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.
Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”- dëgjohet të thotë ai në një video në mediat sociale./btvnews.al