Një nominim ndryshe ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, i pa ndodhur më parë në këtë edicion. Ndryshe nga çdo herë tjetër ku nominimiet për largimin e banorëve bëheshin në Prime, këtë radhë Vëllai i Madh ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit.
Banorëve u është komunikuar se gjatë spektaklit të së shtunës, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.
Banorëve iu është kërkuar që në një letër të shkruajnë dy emra të cilët do të donin të shihnin jashtë shtëpisë së BBVA, ndërkohë në fund të procesit më të votuarit kanë qenë Kiara, Bledi dhe Efi.
Të tre kët banorë janë larguar njëherë nga shtëpia dhe janë rikthyer sërish./btvnews.al
View this post on Instagram