E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Roland Bejko prezanton programin për arsimin në Tiranë, si do zgjidhet problemi me kopshtet dhe çerdhet

Kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka prezantuar planin e tij për arsimin.

Në një takim me mësues e pedagog, ai tha se synimi është që shërbimi për çerdhet dhe kopshtet të jetë jo më shumë se 15 minuta nga banesa, ndërsa ka renditur edhe mënyrat se si kjo do të arrihet.

PLANI I ROLAND BEJKOS:
Shërbimi “15 min larg shtëpisë” bazuar në Hartën e Çerdheve dhe Kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve do të sillte shpërndarje të kontrolluar të numrit të fëmijëve në to dhe marrja e ambienteve me qera është zgjidhje emergjente, krahas ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja.

 

Kjo do te sillte: a) Ulje të numrin të madh të fëmijëve dhe rritje të sigurisë së tyre (domosdoshmëri); b) Hapësirën e nevojshme për ajër për metër kub për fëmijë (jetike); c) Hapësirë për ambiente të ndara për të luajtur, mësuar, ushqyer dhe për të fjetur.

d) Lehtësim të trafikut pasi një pjesë e fëmijëve vijnë nga zona të ndryshme për arsye të mungesës së shërbimeve afër vendbanimeve të tyre, prindër që punojnë në Bashki, prindërve në administratën shtetërore ose kanë biznes apo qendrën e punës pranë kopshteve dhe çerdheve.

Do te ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë. Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës ku prindërit që punojnë në këtë zonë do ta kenë më të lehtë të çojnë dhe të marrin fëmijët e tyre.

Shqipëria me pozicionin e saj gjeografik ku dielli është prezent 76% në vit ose 280 ditë në vit na fton të përfitojmë nga gjithë kjo energji alternative, duke përdorur Panele Diellore për energji dhe ngrohje. Kudo ku të ketë mundësi në kopshtet dhe çerdhet e qytetit do të instalohen Panele Diellore që do tu mundësojnë vogëlushëve ujin e ngrohtë dhe ngrohje konstante gjatë muajve të dimrit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit