E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – “Rinia të mos e kërkojë pasurimin në rrugë jo të ndershme”, masazhi i myftiut të Bulqizës për Fitër Bajram

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Bulqizë, pas përfundimit të madhërishëm të Ramazanit, qindra besimtar e besimtare të rrethit të Bulqizës mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fitër Barjamit.

Riti i faljes u drejtua nga myftiu i xhamisë së Bulqizës, Sejdi Strazimiri. Në fjalën e tij, Strazimiri u shpreh se sot është dita që festojmë për 30 ditët e sakrificës nëpërmjet agjërimit.

Por të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi, por të bësh edhe mirësi gjithë vitin. Ndaj i bëj thirrje rinisë që t’i kthehen besimit dhe të kujdesen për prindërit e tyre dhe t’i kthehen vatanit dhe të mos ta kërkojnë pasurimin për një ditë në rrugë jo të ndershme. Ndaj ajo që është vlerë është ajo që kullon djersë.

Sot duhet t’i kthehemi shpresave të reja. Është dita për të kujtuar njëri-tjetrin. Dita për një jetë të re”, ishte ky mesazhi i myftiut të xhamisë së Bulqizës./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit