E premte, 29 Nëntor, 2024

Denoncimi i Berishës nga Delvina: Kandidati i PS është kushëriri i Ardi Veliut

Sali Berisha ishte në Delvinë këtë të diel ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmetin.

Berisha nga Delvina, denoncoi dhe kandidatin e Partisë Socialiste dhe tha se është kushëri i Ardi Veliut, për të cilin u shpreh se rëndojnë dosje krimi të pafundme.

“Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie. Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij.

Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët. Por e vërteta është se eksperiencën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie.

Miqtë e mi! Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai”, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit