E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kryeministrja e Serbisë reagon me ironi për zgjedhje në veri të Kosovës: Zgjedhje të lira me forca të armatosura

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar për zgjedhje në Veri të Kosovës dhe tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21.

Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shkroi ajo në mediat sociale.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit