Kryemimistri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Elbasan. Gjatë një takimi me banorët, Rama tha se brenda 2030 në Shqipëri në Shqipëri do zhvillohet garë e Grand Formula 1 në pistën e re që po ndërtohet në Elbasan.
“Janë veprat që mbeten dhe ashtu sikundër askush nuk e ka imagjinuar që në Shqipëri ne do të sillnim një finale të kupave të Europës dhe e sollëm, mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premium e Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030.
Që do të thotë kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit që lidhet me 1 mijë gjëra të tjera dhe të gjitha gjërat lidhen pastaj me ekonominë. Nuk është fjala për një garë që ka një miliard shikues dhe sjell këtu në këtë zonë 100 mijë njerëz”, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al