Një rast tragjik është shënuar në Flero, një fshat në provincën e Brescia-s.
Mediat vendase bëjnë me dije se një kamionist 26-vjeçar, me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në mjetin e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, por raportimi nga autoritetet është bërë ditën e sotme.
I riu ka qenë pranë një kompanie në pritje të shkarkimit të kamionit të tij. Ai nuk është ndjerë mirë dhe ka vendosur që të qetësohet në kabinë. Pak më vonë u gjet pa ndjenja.
Sipas tyre dyshohet se shqiptari ka vdekur për shkaqe natyrale./btvnews.al