E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Lufta” për anëtarët e numërimit të votave, KQZ vendos se cilat parti të opozitës do t’i propozojnë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme vendosi që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ndërkohë anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet.

Tashmë aleati i Berishës dhe kundërshtari politik i tij do të presin shortin për caktimin e anëtarit të katërt që pritet të hidhet në ditët në vijim.

Sali Berisha në këto zgjedhje nuk do të ketë numërues dhe do jetë në duart e aleatit Ilir Meta ose askush prej tyre nuk do ketë komisioner./btvnews.al

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit