Kosova është në hapin e fundit drejt pranimit në Këshillin e Europës. Ky është lajmi i mirë vjen për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë pritur shumë vite për anëtarësimin e vendit t♪7 tyre në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, në një reagim konfirmoi se Komiteti i Ministrave miratoi vendimin që aplikimi i Kosovës të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare.
Gërvalla sqaroi se Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KiE, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.
Po ashtu dhe presidentja Vjosa Osmani e ka përshëndetur këtë lajm dhe shkruan se “flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valvitet me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Europës”.
Një koment për këtë zhvillim pozitiv pati edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se Kosova do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Europës./btvnews.al