E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pas videos skandaloze duke u tallur me të vdekurit, Megi Pojani reagon sërish dhe sulmon ata që e kritikuan: Jam koshiente se…

Pas publikimit të një video skandaloze nga varrezat, teska tallet me stërgjyshen e saj të vdekur Megi Pojani ka reaguar sërish, por nuk ka shfaqur pendesë.

Ajo ka reaguar pas reagimeve të shumta në rrjet, ajo ka reaguar ku përmes një postimi në ‘Instagram’ shkruan se ‘është mënyra e saj sesi komunikon me stërgjyshen e saj’, dhe se ‘i kërkon ndjesë përulësisht kujtdo që me të drejtë mund të jetë fyer nga veprimi i saj i pamatur’.

Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona. Kjo eshte shume intime. I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale“, shkruan ajo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit