Prej më shumë se 5 dekadash familja Çuku nga fshati Erebarë i Dibrës mbarështon blektori aktualisht ka 200 krerë bagëti të imtë.
Ai që kujdeset më së shumti për to është Skënderi. 75 vjeçari shprehet se prej 50 vitesh merret me blektori dhe se me këtë ka mbajtur familjen e tij nga ana ekonomike. Sipas Skënderit, problem mbetet shitja e mishit pasi nuk ka një treg të sigurtë.
Ai kërkon ndihmën e shtetit për tja siguruar shitjen.75 vjeçari Skënder Çuku thotë nga ana tjetër se i paguan Shërbimit Pyjor 200 lekë të rinj për kokë bagëtie për të kullotur në bjeshkët e Dibrës.
Sipas tij, kjo është një tarifë e pajustifikueshme dhe kërkon që të hiqet. Bashkë me Skënderin, janë edhe dy djemtë e tij që e ndihmojnë, ndaj apeli për institucionet shtetërore është që t’i mbështesin./btvnews.al