Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin e PD-së për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga për zgjedhjet e 14 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se qytetarët i kanë mbështetur në 2021-shin, por jo mjaftueshëm aq sa për të rrëzuar qeverinë Rama.
Alibeaj hodhi akuza kundër Berishës por theksoi se PD-ja nuk vdes, pasi është feja e përbashkët të cilës kanë për detyrim që t’i shërbejnë sot e për të ardhmen.
Shqiptarët kërkojnë sinqeritet. Reflektimi duhet të fillojë nga vetja. Ne, PD-në duhet të bëjmë ndryshe dhe të fillosh nga vetja. Shqiptarët në 2021 na mbështetën, por jo mjaftueshëm sa për të rrëzuar regjimin. Mënyra e vetme është të jemi joshës dhe të mbledhim njerëz që nuk e duan këtë qeveri.
PD duhet të jetë dhe të kthehet si shpresa e njerëzve dhe të jemi të besueshëm për njerëzit. Nëse nuk e bëjmë dot, është vetëm faji ynë. Partia Demokratike ka fuqi të bëjë një spastrim brenda vetes. Berisha mori kazmën për t’i rënë PD-së sepse donte ta përdorte PD-në si bunker. Ne sfidën e kemi me qytetarët dhe që jemi të besueshëm, duhet të ju flaism me zemër të hapur, ne të ju tregojmë atyre se kemi një zgjidhje dhe një projekt për Tepelenën. E vetmja spirancë e Perëndimit në Shqipëri është PD-ja. Nuk vdes PD-ja, nuk ka për ta marrë në varr Sali Berisha, është partia e kontibuteve, nuk ka kultin e individit, është feja jonë e përbashkët dhe kemi për detyrim që t’i shërbejmë sot e për të ardhmen“, tha Alibeaj në fjalën e tij./btvnews.al