E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Gjyshja e Kiarës ka dy fjalë për t’i thënë Luizit sapo të dalë nga BBV

Gjyshja e Kiara Titos është kthyer në një personazh viral në mediat sociale. Kiara ka folur shpesh për të në ‘Big Brother VIP’, e po ashtu edhe Luizi e ka përmendur.

Kështu, të gjithë janë të interesuar mbi mendimet e saj për çiftin. Dhe pse moderatorja pati hamendësuar se gjyshja e saj mund të kishte qenë kritike, në fakt e kundërta ka ndodhur.

Ajo është shumë pro lidhjes së tyre dhe i mbështet pafund.

Kiara ka publikuar sot në Instagram një video ku gjyshja e saj flet për unazën që Luizi i dhuroi në propozimin për martesë të shtunën. Ajo thotë se ka ardhur momenti që edhe ata t’i blejnë një unazë dhëndrit dhe se sapo ai të dalë do bëjnë të gjitha ‘adetet’.

“Sa e bukur(unaza), moj Kiara! Ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë. Tani kemi për t’ia bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka dhënë dy unaza, ti nuk i ke dhënë asnjë. Do përgatitemi tani për dhëndrin që t’i kthejmë unazën. Kur të dalë Luizi do i vëmë unazën, do bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them do jetë “Të falenderojmë shumë që je një djalë i mirë, një djalë i sinqertë, i mrekullueshëm. E bëre atë dhënien e unazës si telenovelë. Kam qarë më duar në kokë”-thotë ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit