Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas një kohe të gjatë reflektimi ka konfirmuar ditën e sotme se do të rikandidojë për t’u zgjedhur President në vitin 2024.
Biden njoftoi me anë të një videomesazhi, ndërsa ka deklaruar se edhe zëdhënësja e tij Kamala Harris do të kërkojë një mandat të dytë.
“Liria personale është thelbësore për atë se kush jemi ne si amerikanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Asgjë më e shenjtë. Kjo ka qenë puna e mandatit tim të parë: Të luftojmë për demokracinë tonë”, ishte ky mesazhi i Biden.
Më tej ai shton se “ne besojmë se të gjithë janë të barabartë dhe se të gjithëve duhet t’i jepet mundësia e duhur për të pasur sukses në këtë vend.”/btvnews.al