E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Ke humbur mendjen dhe ke marrë rrugën e djallit”, vajza vendos të mbulohet me shami, babai shqiptar e dhunon: I thashë ta hiqte që të mos dukemi keq

Një 53-vjeçar shqiptar është dënuar me rreth 3 vite burg, pasi ka dhunuar vajzën e tij kur ajo ka vendosur të mbulohet me shami sipas besimit islam.

Më 23 prill, 24-vjeçarja kallëzuar babain e saj për dhunë fizike.

“Në sytë e tij shihja se po e shijonte. I bërtita të më linte, por ai vazhdonte të më godiste”, dëshmoi 24-vjeçarja, e cila kishte lëndime të dukshme në fytyrë gjatë dëshmisë së saj në Gjykatë. Sakaq shtoi se dhuna në familje ishte e zakonshme, pasi edhe nëna dhe vëllai i saj 13-vjeçar janë dhunuar.

24-vjeçarja vetë jeton në Londër, pasi studion në fushën e Biokimisë dhe se këto ditë ishte kthyer në Greqi për të vizituar familjen e saj.

“Ose nxirre vajzën ose do ta nxjerr unë me dhunë”, ka rrëfyer e bija, teksa ka shtuar se i ati i thoshte “ke humbur mendjen dhe ke marrë rrugën e djallit”.

Pasditen e së dielës, 24-vjeçarja doli në tarracë e veshur me shami, ku 53-vjeçari pasi e ka kërcënuar, e ka sulmuar me grushte dhe e ka rrahur. Më pas është bërë kallëzimi në polici.

“Më ka goditur edhe kur isha e vogël, ka goditur shumë herë nënën dhe vëllain tim. Nuk është diçka që ai e bën kur është duke pirë, ai sulmon kur është esëll. Ai ka refuzuar të marrë ndihmë psikologjike”, citoi 24-vjeçari.

53-vjeçari në kërkim të faljes u shfaq i penduar dhe kërkoi falje, ndërsa në pretendimin e tij mbrojtës iu drejtua justifikimeve.

“Ishte me nerva, për dy minuta. Sapo kisha ardhur nga puna dhe isha i lodhur. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë financiarisht. Kur erdhi vajza ime nga Anglia i thashë të besojë ku të dojë, por ajo duhet të heqë shaminë që të mos na bëjë të dukemi keq. Por ajo bënte gjithmonë atë që donte”, ka kërkuar falje i akuzuari shqiptar.

Në lidhje me akuzat për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur, ai u shpreh se janë ‘ekzagjerime’, duke thënë para gjykues se ‘gruaja ime mund të më kishte goditur edhe mua në atë kohë, për të më ndaluar disi’. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit