E shtunë, 30 Nëntor, 2024

KQZ hedh shortin, koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek

KQZ ka hedhur shortin për të ndarë numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU për zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas shortit që u hodh ditën e sotme PDIU do të ketë numërues tek tavolinat me numër çift ndërsa Partia e Lirisë në tavolinat me numër tek.

Në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit