Një ngjarje e rënde ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë. Sipas mediave vendase bëhet me dije se një shqiptar është lënë në dyert e spitalit me një thikë në barkë.
Edhe pse mjekët shkuan menjëherë për t’i dhënë ndihmën, ai sërish ka ndërruar jetë. Kanë qenë disa persona që po e transportonin me makinë shqiptarin e plagosur dhe e lanë në oborrin e spitalit të Girona.
Viktima është identfikuar, por ende autoritetet nuk bëjnë të ditur identitetin e tij. Po ashtu është arritur që të identifikohet dhe drejtuesi i mjetit që e la shqiptarin të vdekur.
Agjentët kanë zbuluar se viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte gjithashtu me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç. Trupi i viktimës është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona (IMLC) në mënyrë që mjekësia ligjore të kryejë autopsinë dhe në këtë mënyrë të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes./btvnews.al