E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nuk e lejuan që të futej në Gjermani, 31-vjeçari shqiptar ‘rebelohet’ në aeroportin e Berlinit dhe sulmon policët

Një 31-vjeçar shqiptar është kthyer në problem në aeroiportin e Berlinit. Atij iu refuzua hyrja në Gjermani dhe u kthyer mbrapsht, por duke qenë se nuk ishte dakord me autoritetet shkaktoi telashe.

Ai duhej të priste në aeroportin e Berlinit BER për fluturimin e kthimit për në Shqipëri, por gjatë kësaj kohe ka sulmuar policët dhe ka pirë cigare në ambiente që nuk lejohej.

Gjatë kontrollit shqiptari është mbrojtur me forcë dhe ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës policie.

Tashmë përveç masës ndëshkimore të kthimit në atdhe, shqiptari do të qëndrojë dhe disa ditë në qeli./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit