E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Olta Gixhari ‘thyen heshtjen’ dhe flet për Luizin: Nuk e prisja reagimin e tij kur dola nga BBV, kisha përgatitur super lojë por…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari pasi ka dalë nga shtëpia nuk ka folur shumë për eksperiencën e saj, pasi siç ka treguar ka qendruar afër djalit të saj.

Sot ajo ka dhënë një intervistë dhe ka folur për marrëdhënien me Luiz Ejllin duke thënë se nuk e priste reagimin e tij kur vendosi që të dilte nga shtëpia.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi”, tha Gixhari.

Aktorja foli edhe për momentet kur ka derdhur lot për Amosin dhe djalin e saj, ndaj thotë se të gjithë ata që tallen duhet të kenë guxim të fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit